image "E shtrenjta jonë", nëna e intubuar në Infektiv, fëmijët i dërgojnë lule për ditëlindje

Shqipëri

“E shtrenjta jonë”, nëna e intubuar në Infektiv, fëmijët i dërgojnë lule për ditëlindje

news image

Një fotografi rreqethese është publikuar nga Spitali Infektiv në Tiranë, aty ku behet beteja me e forte mes jetes dhe vdekjes, per shpetimin e pacienteve te prekur nga koronavirusi.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka ndarë me ndjekësit e saj një foto shumë prekese nga terapia intensive, ku një grua është e intubuar, në luftë për jetën. Në diten e saj të lindjes, fëmijet i kanë dërguar një tufë lulesh, në pamundësi për ta parë.

“Ju lutem ndaluni pak çaste për të parë këtë nënë që po lufton për jetën në spitalin infektiv????????
Në ditën e saj të lindjes, në pamundësi për ta parë, fëmijët kanë dashur t’i tregojnë se i janë pranë, duke i sjellë një tufë lule në spital. Por ajo është në terapi intensive, e intubuar, vetëm për shkak të virusit të rrezikshëm, që merr jetë!
‼️Të mos e lejojmë që #COVID19 të përhapet, duke rrezikuar jetën e njerëzve tanë të dashur!
????#VendoseMaskën
#ShpëtoJetë????????”, ka shkruar Manastirliu. /Gazeta Sinjali

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/photos/a.176090302847028/997915800664470/?type=3&theater