Novobërda është e rrethuar nga 4 komunat ‘e infektuara’ me Covid-19, por vetë deri tani i ka shpëtuar koronavirusit.
Në lindje të Kosovës, Novobërda është e vetmja komunë nga ku nuk është regjistruar asnjë rast me koronavirus.
E rrethuar nga Prishtina, Gjilani, Lipjani e Kamenica, Novobërda po arrin që ende t’i ikë virusit me të cilin po merret e gjithë bota, shkruan Gazeta Sinjali.
Përveç Novobërdës, komunat e tjera të paprekura nga koronavirusi në Kosovë janë Deçani, Istogu, Rahoveci, Mitrovica Jugore, Skënderaj, Dragashi, Shtërpca e Kaçaniku.
Deri tani numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Kosovë është 227, me 38 të shëruar e 7 viktima. /Gazeta Sinjali/