Një kopsht zoologjik në Tenesi po i kërkon publikut të ndihmojë në emërtimin e një gjirafe të rrallë pa njolla që lindi muajin e kaluar.
Gjirafa ka lindur në kopshtin zoologjik Brights në Limestone, në Amerikë, më 31 korrik dhe është e dukshme në kopshtin zoologjik.
Kjo është e vetmja gjirafë e njohur pa njolla sipas zyrtarëve të kopshtit zoologjik dhe shembulli i fundit i njohur ka lindur ”Ueno” në Tokio.
Kopshti zoologjik në Tenesi ka propozuar disa emra dhe më e voturja do i vendoset njëri prej tyre:
Kipekee, që do të thotë “Unik”.
Firyali, që do të thotë “E pazakontë ose e jashtëzakonshme”.
Shakiri, që do të thotë “Ajo është më e bukura”.
Jamella, që do të thotë “Një me bukuri të madhe”.