Italia ka regjistruar rastin e parë të një pacienti që rezultoi pozitiv me COVID-19 , linë e majmunit dhe HIV.
Një 36-vjeçar, shtetas italian, pas nëntë ditëve të kthimit nga pushimet në Spanjë, ka shfaqur simptomat e para si; temperaturë, dhimbje koke, dhimbje fyti, inflamacion në ijë dhe është ndjerë i lodhur.
Siç raporton CNBC, italiani ka thënë se gjatë qëndrimit në Spanjë ka kryer marrëdhënie seksuale të pambrojtura me meshkuj. Tre ditë pas fillimit të simptomave, ai u diagnostikua me koronavirus.
Pak orë pas testit pozitiv për COVID-19, italianit iu shfaq skuqje në dorën e majtë. Pas disa ditësh, lija e majmunit u përhap në të gjithë trupin, kështu që ai u shtrua në spitalin e Katanias.
Në atë klinikë, 36-vjeçari iu nënshtrua analizave të ndryshme të cilat rezultuan pozitiv me linë e majmunit, COVID-19 dhe HIV. Testi negativ i HIV-it, që bëri një vit më parë, tregon se 36-vjeçari është infektuar me virus vetëm së fundmi.
“Ky rast tregon se si simptomat e lisë së majmunëve dhe COVID-19 mund të mbivendosen dhe konfirmon se në rastin e bashkë infeksionit, duhet të ekzaminohen zakonet seksuale të pacientit për të arritur në një diagnozë të saktë”, thonë studiuesit nga Universiteti i Katanias.
Studiuesit paralajmëruan se tamponi i fytit të pacientit ishte ende pozitiv pas 20 ditësh, duke treguar se personi ishte ende ngjitës.
“Duke qenë se ky është rasti i parë i një personi të infektuar me tre viruse, nuk ka prova të mjaftueshme që ky kombinim mund të përkeqësojë gjendjen e pacientit”, thonë ata.