image E rrahu ish-gruan në mes të rrugës për disa para, Gjykata merr vendim për burrin nga Shtimja

Drejtësi

E rrahu ish-gruan në mes të rrugës për disa para, Gjykata merr vendim për burrin nga Shtimja

news image

Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë që t’i caktojë një muaj paraburgim të dyshuarit Sh.M. pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-gruas së tij.

Sipas njoftimit të Gjykatës, i dyshuari më 16 shkurt pas një mosmarrëveshje për disa para, e kishte sulmuar ish-bashkëshorten e tij (J.S.). Ai dyshohet se e kishte kapur për flokë dhe për xhakete e më pas e kishte goditur me grusht në fytyrë, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Gjykata njofton se viktima ka kërkuar tretman mjekësor në QKMF-në e Shtimes.

I dyshuari ngarkohet me veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamenti i Përgjithshëm, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri SH.M më 16 shkurt 2022, në një rrugë në Shtime, pas një mosmarrëveshje lidhur me disa të holla ka sulmuar të dëmtuarën S.J. ish bashkëshorten e tij, në atë mënyrë që me forcë dhe me dashje, e kishte kapur për flokë dhe për xhakete dhe më pas e kishte goditur me grusht në fytyrë, me ç` rast i shkakton lëndime trupore ku e njëjta ka kërkuar tretman mjekësore në QKMF në Shtime“, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Ferizajt.

/GazetaSinjali/