Gjykata Themelore në Pejë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit A.T., që akuzohet për tentimvrasjen e bashkëshortes së tij.
Sipas njoftimit nga Gjykata, “A.T. më 23 janar, në shtëpinë e tij në Klinë, pas mosmarrëveshjeve me bashkëshorten, nën ndikim të alkoolit, e kishte rrahur atë dhe më pas i kishte thyer gishtin e mesëm të dorës së majtë. Ai dyshohet se kishte mbërthyer bashkëshorten për fyti me lidhësen e xhemperit që ajo kishte veshur dhe e kishte kërcënuar se do ta vriste edhe pse e dinte se do të shkonte në burg. Në këtë moment kishte ndërhyrë djali i tyre që kishte arritur ta largonte babanë, ndërsa gruaja kishte ikur për të kërkuar ndihmë, duke e lajmëruar rastin në polici”.
“Me këto veprime i pandehuri A.T kishte për të kryer veprën penale vrasje e rëndë e mbetur në tentativë nga neni 173 par.1 pika 1.3 lidhur me nenin 28 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.
Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit