image E rrahu gruan pastaj tentoi ta ngulfaste, arrestohet i dyshuari

Kosovë

Policia/ E rrahu gruan pastaj tentoi ta ngulfaste, arrestohet i dyshuari

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht e me pas ka tentuar ta ngulfat bashkëshorten e tij.

Sipas policisë viktima ka marrë tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht e me pas ka tentuar ta ngulfat bashkëshorten e tij–viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë, shkruan Gazeta Sinjali.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali/