Një burrë në fshatin Shillovë të Gjilanit, i komunitetit serb, e ka sulmuar, rrahur e kanosur me armë bashkëshorten e tij. Por, Policia shpejtë i shkoi në shtëpi, shkruan Gazeta Sinjali.
Siç ka mësuar Sinjali, gruas së tij i ka shkaktuar edhe lëndime trupore.
Sinjali mëson se viktima mban inicialet Z. A. ndërsa i dyshuari A.V.
Policia me të arritur në shtëpinë e tij, ia ka bastisur shtëpinë dhe ka konfiskuar një pistoletë të tipit Crvena Zastava – M 70 me karikatorë, 19 fishekë cal-9 mm, 3 fishekë cal-7.65.
I njëjti është dërguar në mbajtje.