image E rrahin një person në Gjilan, arrestohen dy të dyshuar

Siguri

E rrahin një person në Gjilan, arrestohen dy të dyshuar

news image

Dy persona kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull me 27 dhjetor të këtij viti në Gjilan, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Policisë në Gjilan kanë bërë të ditur se të dyshuarit për këtë rast janë arrestuar dje, me 30 dhjetor.

Si pasojë e këtij sulmi, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore, kanë thënë burimet e Sinjalit.

Gjithashtu është bërë e ditur se pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

/Gazeta Sinjali/