Për shkak të borxhit dje në Podujevë dy të dyshuar kanë rrahur një person, ky i fundit ka pranuar trajtim mjekësor në spital.
Dy persona dje në Podujevë kanë kanosur dhe sulmuar fizikisht një tjetër. Të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, shkruan Gazeta Sinjali.
Njoftimi i plotë i policisë:
Janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj K/Shqiptar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi e kanë kanosur dhe sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Shqiptar. Viktima është dërguar në QKUK-së për trajtim mjekësor ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.