Dy persona janë arrestuar të hënën rreth orës 12:00 në fshatin Sushicë të Shtërpcës, pasi dyshohet se kanë rrahur një 40-vjeçar.
Sipas policisë, të dyshuarit janë të moshës 39 dhe 41-vjeçar dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Sot, rreth orës 12:00 policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se në fshatin Sushicë të Shtërpcës është një rast i lëndimit trupor. Policia i ka marrë veprimet e nevojshme, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar dy të dyshuarit G.M (M/K) 41-vjeçar dhe J.M (M/K) 39-vjeçar, të cilët i kishin shkaktuar lëndime trupore personit S.M ( M/K), 40-vjeçar, i cili ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtërpcë”, thuhet në raportin e policisë.