Një person në Obiliq ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës, pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht nipin e tij duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia ka njoftuar se viktima pas sulmit është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së enjte rreth orës 15:03, kurse në polici po hetohet si “Lëndim i rëndë trupor”.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /GazetaSinjali/