Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot pasdite, në magjistralen Mitrovicë-Skënderaj.
Gazeta Sinjali mëson se nga ky aksident i rëndë, ngeli i vdekur një 66-vjeçar, i cili ishte shofer i veturës së përfshirë në aksident.
Vetura, shoferi i së cilës humbi jetën, është përplasur me një autobus i cili bartte punëtorë të Feronikelit.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Sinjali ka provuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës për të marrë më shumë detaje, por që deri tash nuk ka marrë përgjigje.