Arjeta Latifi, 30-vjeçarja nga Mitrovica, ka vdekur sot, pasi humbi betejën me kancerin, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas familjarëve të saj, ajo kishte kohë që vuante nga kjo sëmundje, për çka edhe ishte operuar dy herë.
Varrimi i saj do të bëhet nesër në orën 12:00, në varrezat e fshatit Kçiq i Madh./Gazeta Sinjali/