Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku babai ka vrarë djalin e tij në moshën 24 vjeçare.
Mediat italiane kanë bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në Raffadali, në zonën Agrigento, ku ka mbetur i vdekur , Vincenzo Gabriele Rampello.
Gaetano Rampello, 57 vjeç, i cili ishte ndihmës shefi i koordinatorit të policisë së shtetit në shërbim të Departamentit të 10-të Mobile të Katanias, është arrestuar.
Ai është kapur nga autoritetet ndërsa po përpiqej të largohej nga vendi.
Deri tani nuk dihet arsyeja e ngjarjes, ndërsa policia po i heton rrethanat e vrasjes. /Gazeta Sinjali/