image E rëndë në Fier/ 61 vjeçari vret me thikë bashkëjetuesen e djalit dhe më pas var veten

Shqipëri

E rëndë në Fier/ 61 vjeçari vret me thikë bashkëjetuesen e djalit dhe më pas var veten

news image

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mesditën e sotme në Fier. Rreth orës 12:30, në fshatin Vidhishtë, Roskovec, Xhevair Hoxha, 61 vjeç, raportohet se ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e djalit, M.H., 30 vjeçe.

Pasi ka kryer krimin e rëndë në shtëpi 61 vjeçari më pas ka varur veten në një pemë pas banese. 

Sot rreth orës 12:30, në fshatin Vidhishtë, Roskovec, shtetasi Xh. H., 61 vjeç, dyshohet se në banesë ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e djalit, shtetasen M. H., 30 vjeçe dhe më pas ka varur veten në një pemë pas banese”, thotë policia.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij krimi të rëndë në familje.

/GazetaSinjali/