image E rëndë: Humb jetën 53-vjeçari që u godit nga vetura para 1 jave në Fushë Kosovë

Siguri

E rëndë: Humb jetën 53-vjeçari që u godit nga vetura para 1 jave në Fushë Kosovë

news image

Më 9 prill rreth orës 21:37, në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e goditjes nga vetura, këmbësori 53 vjeç ka pësuar lëndime dhe më pas është dërguar në QKUK.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda QKUK-së njoftojnë se viktima për shkak të lëndimeve të rënda ka ndërruar jetë sot në mëngjes.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Siç mëson Sinjali, veturën që e ka shkaktuar aksidentin ka qenë duke e vozitur një grua (emër i njohur për redaksinë) dhe shkaku i aksidentit ka qenë mosrespektimi i përparësisë.

/GazetaSinjali/