image E rëndë: Gjendet pa shenja jete Qazim Alaj i portalit 'Shqip.com', dyshohet për vetëvrasje

Siguri

E rëndë: Gjendet pa shenja jete Qazim Alaj i portalit ‘Shqip.com’, dyshohet për vetëvrasje

news image

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Prishtinë, ku një i ri është gjetur pa shenja jete në afërsi të një objekti banesor dhe sipas informacioneve të para dyshohet për vetëvrasje, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë me dije një sinjalizues i Sinjalit, i cili tha se personi që dyshohet se i dha fund jetës është Qazim Alaj, 36-vjeçar nga Deçani – vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Alaj ka pasur pozitën e shefit të Teknologjisë në portalin “Shqip.com”.

Ndryshe, në vendin e ngjarjen kanë dalë edhe njësitet policore, me ç’rast janë kryer ekzaminimet e nevojshme, teksa trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth 09:30, kemi pranuar informatën se në lagjen Mati në Prishtinë, një person ka rënë nga një ndërtesë. Viktimë në këtë rast është një person (mashkull), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, ka deklaruar Ahmeti.

/GazetaSinjali/