image Tragjike: Humb jetën një person në Prishtinë, ra nga një ndërtesë

Siguri

Tragjike: Humb jetën një person në Prishtinë, ra nga një ndërtesë

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen Mati 1 në Prishtinë, ku një person ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia e një ndërtese, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se viktima është i gjinisë mashkullore.

Sipas saj, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, me ç’rast është konstatuar vdekja e viktimës.

“Sot rreth 09:30, kemi pranuar informatën se në lagjen Mati në Prishtinë, një person ka rënë nga një ndërtesë. Viktimë në këtë rast është një person (mashkull), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, ka deklaruar Ahmeti.

/GazetaSinjali/