image E rëndë/ 31-vjeçari në Seattle e godet një grua duke e lënë pa ndjenja përtokë

Botë

E rëndë/ 31-vjeçari në Seattle e godet një grua duke e lënë pa ndjenja përtokë

news image

Një burrë i pastrehë nga Seattle rrahu brutalisht një grua me shkop bejsbolli gjatë një sulmi të rastësishëm teksa ajo po shkonte në shtëpi.

Video tronditëse është publikuar në rrjetet sociale.

Wantez Jamel Tulloss, 31 vjeç, i cili jeton në banesa sociale, u akuzua të premten për sulm ndaj një gruaje, ku momenti u kap nga kamerat e vëzhgimit në seksionin Belltown të Seattle.

Pamjet e siguruara nga King-Tv treguan sulmuesin i cili lëshoi dy çanta që mbante në dorë në mënyrë që të kapte shkopin e bejsbollit me të dyja duart dhe të sulmonte gruan nga pas teksa ajo po ecte e vetme në rrugë.

Pasi e goditi në kokë gruaja u rrëzua, ndërsa sulmuesi mori sendet e tij dhe u largua, tregojnë pamjet e kamerave të sigurisë.

Gruaja pësoi fraktura të kafkës dhe kishte nevojë për operacion sipas dokumenteve të akuzës.

Ajo i tha hetuesve se ishte goditur nga pas dhe nuk e kishte parë sulmuesin të vinte.

/GazetaSinjali/