Një vajzë ende e paidentifikuar ka humbur jetën në Vlorë pasi ka rënë nga anija turistike me të cilën po udhëtonte, transmeton Gazeta Sinjali.
E reja rreth 25-vjeç është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka arritur të mbijetojë.
Policia ka arrestuar A. G., 47-vjeçarin, për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë, ndërkohë që një hetim ka nisur për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i Policisë së Vlorës:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë’ të shtetasit A. G., 47 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, mëngjesin e sotëm, nga anija turistike ku ishte i punësuar, dyshohet se është rrëzuar një shtetase ende e paidentifikuar, rreth 25 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës. Vijon puna për identifikimin e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshëm.