image "E qitni ftyrën keni mi ra pishmon, pa u bo 24 orë e hekni këtë postim", djali i hetuesit policor kërcënon gazetarët e Sinjalit

Kosovë

“E qitni ftyrën keni mi ra pishmon, pa u bo 24 orë e hekni këtë postim”, djali i hetuesit policor kërcënon gazetarët e Sinjalit

news image

Pak minuta pas publikimit të artikullit të Gazetës Sinjali se hetuesi policor i Policisë Rajonale të Gjakovës, Musa Gashi, i ka quajtur argatë të Serbisë personat që dëshmojnë në Gjykatën Speciale, dhe pasi ky i fundit e largoi postimin nga Facebook-u, redaksia ka pranuar disa mesazhe në adresë të saj nga djali i zyrtarit policor me emrin Korab Gashi në Facebook.

“E qitni ftyrën najherë veç keni mi ra pishmon. Këtë postim pa u bo 24 orë e hekni …”, ka shkruar Gashi në adresë të Gazetës Sinjali, duke e dërguar si fotografi lajmin e shpërndarë në Facebook nga Gazeta Sinjali për deklaratën e hetuesit policor, Musa Gashi.

Gazeta Sinjali raportoi se Musa Gashi ka shpërndarë këtë deklaratë në rrjetin e tij social në Facebook, duke qenë zyrtar policor dhe duke mos u përmbajtur nga deklarimet kundër institucioneve të drejtësisë.

Gashi, në postimin në Facebook ia kishte bashkëngjitur një video-link, ku ish-gjenerali shqiptar i Divizionit të Kukësit, Kudusi Lame, ka deklaruar në një televizion se Specialja është “gjykatë mafioze”, ndërkaq ka shtuar se me dëshmitarët që fshehen nuk mund të ketë drejtësi.

/GazetaSinjali/