Njëri prej personave të plagosur në atentatin e mbrëmjes së djeshme në Vlorë, rezulton emër i njohur për drejtësinë.
Bëhet fjalë për 36-vjeçarin Nikollaq Çepaj (Taullaraj), i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital, pasi është qëlluar me 5 plumba, në kokë, legen dhe shpinë.
Çepaj sapo kishte dalë nga burgu, vetëm tre ditë më parë, pasi në 8 qershor të vitit 2018 u arrestua për plagosjen me armë zjarri të Eraldo Lazajt brenda një lokali në lagjen ‘Pavarësia’.
Dyshohet që atentati ka lidhje me hakmarrjen, pistë e cila po hetohet edhe nga policia.
Kujtojmë që përveç 36-vjeçarit mbeti i plagosur edhe i vëllai i gruas së tij Ronald Çepaj./Gazeta Sinjali/