image E preu pyllin e huaj në Istog por më pas arrestohet

Kosovë

E preu pyllin e huaj në Istog por më pas arrestohet

news image

Duket se një person nga Kaliqani i Istogut si alternativën më të lehtë dhe të duhur për të siguruar drunjtë për ngrohje gjatë stinës së dimrit e ka konsideruar prerjen dhe dëmtimin e një pylli të një personi tjetër, raporton Gazeta Sinjali.

Më datë 14 nëntor 2020, rreth orës 12:00, personi të cilit i është prerë dhe dëmtuar pylli e ka raportuar rastin tek organet kompetente, të cilët me sapo të pranuar ankesën nga ky qytetar, së bashku me ekspertin e pyllit kanë dalë në vendin e ngjarjes për të bërë një analizim të asaj se çka ka ndodhur.

Gazeta Sinjali ka mësuar nga një komshi i ankuesit se pas analizimit të vendit të ngjarjes, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

/Gazeta Sinjali/