image E përbashkëta e Kurtit dhe Veselit në fushatë

Kosovë

Zgjedhjet/ E përbashkëta e Kurtit dhe Veselit në fushatë

news image

Albin Kurti e Kadri Veseli janë të paimagjinueshëm të kenë ndonjë ndërlidhje mes tyre, apo edhe të përbashkëta në atë se si e shohin politikën dhe shtetin. Por në këtë fushatë parazgjedhore, një premtim është e përbashkëta e tyre.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka përmendur luftën kundër korrupsionit si njërin nga prioritetet e tij nëse vjen në pushtet.

Me këtë refren kundër korrupsionit e ka nisur fushatën edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli. Ai trumbeton se do ta luftojë korrupsionin pas 13 vitesh në pushtet, shkruan Gazeta Sinjali.

Prioritet të tillë ka deklaruar edhe kandidati i VV-së për kryeministër, Albin Kurti, në një intervistë për “Deutsche Welle”.

Ne kemi qenë kritikë nga pozita e një programi progresist, i cili dëshiron ta luftojë krimin e korrupsionin, ta zbusë papunësinë, ta eliminojë varfërinë dhe t’i japë hov Kosovës në integrimet evropiane. Pra, edhe kur kemi kritikuar sistemin, ne jemi nisur nga një ëndërr e jona, nga një vizion e tash duam ta realizojmë si qeverisje e re dhe e mirë, pas zgjedhjeve të 6 tetorit”, ka thënë Kurti. /Sinjali