image E pazakontë, gruaja vdes duke ngrënë ëmbëlsirë

Botë

Botë/ E pazakontë, gruaja vdes duke ngrënë ëmbëlsirë

news image

Një grua, 60 vjeçare, ka humbur jetën në Australi derisa po merrte pjesë në një konkurs të ngrënies së ëmbëlsirave.

Gruaja raportohet se ka pasur një komplikim gjatë aktivitetit që u mbajt të dielën në një hotel në Hervey Bay, Queensland, për të shënuar Ditën e Australisë.

Menjëherë pasi gruaja kishte filluar të han lamingtons, një tortë tradicionale si sfungjer e mbuluar me çokollatë dhe arrë kokosi, kishte filluar të ndihej keq. Asaj iu dha ndihma e parë në vendngjarje dhe më pas u dërgua në spital, ku edhe vdiq më vonë.

Dëshmitarët thanë që gruaja filloi të shfaqë probleme sapo hëngri racionin e parë të ëmbëlsirës.

Konkurset e ngrënies zhvillohen gjatë Ditës së Australisë, një festë kombëtare që shënon ardhjen e evropianëve të parë në Australi.

Konkurrentët zakonisht fitojnë çmime, kush ha më shumë ëmbëlsira, byrekë, ose ushqim tjetër për një kohë të kufizuar./Gazeta Sinjali/