image E ofendoi Milaim Zekën në emision televiziv – Tomë Gashi dënohet me 5 mijë euro nga Oda e Avokatëve

Drejtësi

E ofendoi Milaim Zekën në emision televiziv – Tomë Gashi dënohet me 5 mijë euro nga Oda e Avokatëve

news image

Në një emision televiziv, avokati Tomë Gashi, kishte shpërthyer në ofendime ndaj gazetarit Milaim Zeka, duke përdorur fjalë banale.

Gashi nuk e kurseu Zekën, duke i thënë fjalë të cilat sipas Odës së Avokatëve janë në kundërshtim me imazhin e avokatisë në Kosovë.

Kolegji Disiplinor me Vendimin KD.nr.6-8/2022 të datës 15/06/2022 ka shpallur përgjegjës të paraqiturin Avokat Tomë Gashi me seli në Prishtinë, sepse me datën 06/10/2020 gjatë deklarimit të tij në emisionit “Prime Time” në televizionin Kanal 10, duke folur për gazetarin Milaim Zeka deklaron “e rrehi, more e rrehi e qkoqi, e rrehi edhe mirë bile para hajdefìneshen qesaj kamere”, pastaj të njëjtin e ofendon duke e quajtur “aj far muti, ajfar kondomi”, ndërsa pas kyçjes së gazetarit Zeka drejtpërdrejtë me video lidhje, në një moment pasi Zeka e ofendon ky e Shan me fjalët “eu at nane” dhe “shko në tre pi…. të nanes”, pastaj duke dalë nga studio e televizionit ju drejtohet të pranishmeve me fjalë ” me kondoma mos em thirrni me fole”. Me çka ka kryer shkelje të rëndë të detyrave dhe autoritetit të avokatisë nga neni 1 19 të Statutit të OAK-së, lidhur me nenin 8 të KEPA-s, sepse me sjelljet dhe deklarimet e bërë ka vepruar në kundërshtim me aktet normative të OAK-së, si dhe ka cenuar rëndë autoritetin dhe ka dëmtuar imazhin e avokatisë” thuhet në arsyetimin e Odës së Avokatëve.

Për këto sjellje të pahijshme, avokati Gashi u dënua me 5 mijë euro.

Kolegji Disiplinor në pajtim me nenin 51 paragraf 1, nën paragraf 1.2 të Ligjit për Avokatinë, nenin 123 paragraf 2 të Statutit të OAK-së të paraqiturit Avokatit Tomë Gashi i ka shqiptuar masën disiplinore Gjobë në shumë prej 5,000 €, si dhe në emër të paushallit disiplinor shumën prej 50 €, me paralajmërimin se gjoba dhe paushalli duhet të paguhet në buxhetin e OAK-së, në afat prej 15 dite nën kërcënimin e përmbarimit të detyrueshëm

/GazetaSinjali/