Ines Demiri, e cila është e ngarkuar me detyrë në Izrael, ka takuar ambasadorin amerikan në Jerusalem, Tom Nides.
Demiri ka shpërndarë fotografi me ambasadorin amerikan ku ka shkruar se kanë diskutuar për shumë tema me fokus në thellimin e marrëdhënieve Kosovë-Izrael dhe Kosovë-ShBA.
“Ishte një nder i jashtëzakonshëm dhe kënaqësi ta takoj ambasadorin e SHBA-së në Izrael, Tom Nides. Diskutuam për shumë tema, me fokus në thellimin e marrëdhënieve Kosovë-Izrael dhe Kosovë-ShBA. Kosova dhe qytetarët e saj janë të bekuar me marrdhënien speciale me ShBA-të dhe popullin amerikan”, ka shkruar Demiri.