image E ngacmoi seksualisht të miturën në autobus, ky është burri 53-vjeçar i arrestuar në Gjilan

Siguri

E ngacmoi seksualisht të miturën në autobus, ky është burri 53-vjeçar i arrestuar në Gjilan

news image

Ngacmimi seksual ndaj një vajze të mitur në autobus pritet t’i kushtojë me paraburgim një burri 53-vjeçar nga Gjilani. Gazeta Sinjali raportoi sot se i dyshuari e ka ngacmuar një vajzë 17-vjeçare në autobusin e kompanisë “Dritoni Tours” rrugës për Gjilan.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se i dyshuari që është arrestuar në lidhje me këtë rast është Musa Idrizi, i cili është i martuar dhe jeton në fshatin Shurdhan.

Ndaj tij, Prokuroria tashmë e ka dorëzuar në Gjykatë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.

Sinjali ka raportuar pak më parë me detaje se si 53-vjeçari tentoi ta keqtrajtojë seksualisht vajzën derisa ndodheshin në autobusin e kompanisë “Dritoni Trans” në drejtim të fshatit Shurdhan.

Bazuar në dosjen e Prokurorisë ndaj të dyshuarit, i njëjti ia kishte mësyrë vajzës me plan, ku fillimisht e ka vëzhguar duke ia përcjellur lëvizjet e më pas i është afruar. I dyshuari i cili jeton në fshatin Shurdhan të Gjilanit dhe është i martuar po dyshohet se e ka prekur vajzën në bel, duke ia zgjatur dorën nga mbrapa, derisa e mitura i ka reaguar.

Kjo situatë i ka krijuar asaj pasiguri, frikë dhe shqetësim të madh, me ç’rast ka kërkuar ndihmën e Policisë, duke e denoncuar rastin, se si ishte ngacmuar seksualisht. Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë.

Në arsyetimin e Prokurorisë thuhet se i njëjti duhet të dërgohet në paraburgim, pasi nëse lihet i lirë mund ta përsërisë veprën e njëjtë penale apo të kryej ndonjë vepër tjetër.

Ndaj tij është ngritur po ashtu edhe kallëzim penal, ku janë bashkangjitur prova materiale, siç janë fotografi dhe video dhe deklaratat e viktimës.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/