image E ngacmoi ish të dashurën edhe në telefon të burrit dhe të kunatës së saj në Kamenicë, arrestohet i dyshuari

Sinjalizime

E ngacmoi ish të dashurën edhe në telefon të burrit dhe të kunatës së saj në Kamenicë, arrestohet i dyshuari

news image

L.S., (1977) është arrestuar sot në fshatin Shipashnicë e Ulët e Kamenicës, i cili dyshohet se ka ngacmuar një grua (1983), me të cilën dyshohet se ka qenë më parë në lidhje dashurie, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Gjilan kanë bërë të ditur se i dyshuari e kishte ngacmuar dhe e kishte kanosur në vazhdimësi viktimën, madje edhe përmes telefonave të burrit dhe të kunatës së saj.

Rastin në polici viktima e kishte raportuar më 28 shtator të këtij viti, ndërsa arrestimi i të dyshuar është bërë sot.

L.S., dyshohet se kishe për të kryer ngacmimin ndaj viktimës kishte përdorur numra që nuk ishin në emër të tij.

Gazeta Sinjali mëson se me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje për 48 orë./Gazeta Sinjali/