Daniel Siebert, i cili ndëshkoi Jadon Sancho për heqjen e fanellës së tij për të protestuar vdekjen e George Floyd, ka komentuar vendimin e tij.
Në ndeshjen e zhvilluar ndaj Padeborn, Dortmundi shënoi fitore me rezultat 1:6.
Pas ndeshjes, gjyqtari i ndeshjes tha se i vinte shumë keq që u desh ta ndëshkonte Sanchon.
“U ndjeva keq kur e ndëshkova me kartonin e verdhë. Por unë po ndjek rregulloret e FIFA-s. Vdekja e George Floyd s’bën të përzihet me politikë, shpresoj se FA gjermane do ta shikonte këtë dhe do ta heq atë karton të verdhë. Nëse do të ishte për mua, unë nuk do ta ndëshkoja. Por është puna ime” – u shpreh Siebert.