image E mitura që u raportua e zhdukur në Viti u dhunua në një motel, 30-vjeçari e pranon veprën

Drejtësi

E mitura që u raportua e zhdukur në Viti u dhunua në një motel, 30-vjeçari e pranon veprën

news image

Më 15 nëntor një grua në Viti e kishte dërguar në shkollë vajzën e saj të mitur, por e njëjta nuk u kthye atë ditë në shtëpi. Nuk shkoi shumë, kur e mitura u gjet dhe dyshimet e para ishin se u dhunua nga një burrë. Policia e arrestoi të dyshuarin, i cili e pranoi se kishte kryer veprën penale “dhunimi”. Gazeta Sinjali ka mësuar se si ndodhi kjo ngjarje, viktimë e së cilës ishte e mitura.

I dyshuari me inicialet E.F, 30-vjeçar, njihej me të miturën nga rrjetet sociale. Në ditën kur vajza u raportua si e zhdukur, ai ishte bashkë me të në motelin “Malibu”, që gjendet në rrugën Kllokot – Viti.

Në këtë motel, 30-vjeçari dyshohet se e ka keqpërdorur seksualisht të miturën, ashtu që derisa kanë qëndruar rreth 3 orë në këtë motel, fillimisht duke e prekur e ledhatuar, e ka detyruar të kryej seks oral.

Gjykata Themelore në Gjilan ia ka caktuar të dyshuarit 1 muaj paraburgim, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “dhunimi”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/