image Burri nga Fushë-Kosova kapet duke bashkëjetuar me të miturën që u raportua e zhdukur

Siguri

Burri nga Fushë-Kosova kapet duke bashkëjetuar me të miturën që u raportua e zhdukur

news image

Policia ka njoftuar se ka gjetur të miturën e cila është raportuar si e zhdukur në Fushë Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç bën të ditur policia, e mitura e cila ishte raportuar e zhdukur është gjetur mbrëmë në lagjen 28 në Fushë Kosovë, duke bashkëjetuar me një burrë.

Ndaj të dyshuarit që u gjet me viktimën është hapur rasti “Bashkëjetesë me personin nën moshën 16 vjeçare”. Ndërkaq e mitura është dërguar në strehimore.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:05, në lagjen 28 në Fushë Kosovë./GazetaSinjali/