image E mitura nga Shqipëria pranon se ka kryer marrëdhënie seksuale me një kosovar në këmbim të parave - Sinjali

Gjakovë/ E mitura nga Shqipëria pranon se ka kryer marrëdhënie seksuale me një kosovar në këmbim të parave

news image

Një vajzë e mitur nga Shqipëria dje në mesditë ka pranuar në Policinë e Gjakovës se ka kryer marrëdhënie seksuale me një kosovar në këmbim të parave.

Nga Policia është intervistuar edhe i dyshuari, i cili pas kësaj është dërguar në mbajtje, shkruan Gazeta Sinjali.

“Gjakovë, 11.05.2020 – 12:50. Viktima femër, shtetase e Shqipërisë, e mitur gjatë intervistimit ka pranuar se ka kryer marrëdhënie me të dyshuarin mashkull kosovar në këmbim të mjeteve materiale. I dyshuari është intervistuar dhe në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia.

Rasti mbetet nën hetime. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin