image E mitura nga Podujeva rrahet nga babai i saj, bëhet për spital

Siguri

E mitura nga Podujeva rrahet nga babai i saj, bëhet për spital

news image

Një vajzë e mitur ka pranuar tretman mjekësor, pasi që e njëjta është sulmuar fizikisht nga babai i saj, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur shkaku i një mosmarrëveshje.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00 në Podujevë.

Ndërkohë, policia rastin e ka iniciuar si “Keqtrajtim apo braktisje e fëmiut”./GazetaSinjali/