Një e mitur në Mitrovicë ka raportuar në Polici se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari me të cilin është në lidhje dashurie, derisa ishte në shtëpinë e tij, shkruan Sinjali.
Sipas viktimës, i dyshuari fillimisht e ka kërcënuar me thikë dhe e ka sulmuar fizikisht e pastaj ka tentuar ta dhunojë seksualisht.
Mirëpo, viktima ka arritur të ikë nga vendi i ngjarjes dhe është dërguar në IML për obduksion.
Policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.