Policia e Kosovës ka arrestuar dje rreth orës 21:00 një femër të mitur në Gjilan pasi e njëjta dyshohet se ka kanosur një femër tjetër.
Policia ka njoftuar se e mitura dyshohet se ka probleme psikike, shkruan Gazeta Sinjali.
Ndërkaq, në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dhe ka konfiskuar dy mjete të mprehta.
Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Rasti në polici po hetohet si “Kanosje”./Gazeta Sinjali/