image E mitura në Fushë-Kosovë ngacmohet seksualisht përmes Instagramit

Siguri

E mitura në Fushë-Kosovë ngacmohet seksualisht përmes Instagramit

news image

Një e mitur në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë-Kosovë ka qenë viktimë e ngacmimit seksual.

Gazeta Sinjali mëson se ajo është ngacmuar seksualisht nga një person përmes rrjetit social “Instagram” më 13 mars të këtij viti.

Mirëpo, rastin në polici ajo e ka paraqitur dje. Në praninë e babait të saj, para hetuesve policorë ajo ka thënë se nuk e njeh personin nga i cili është ngacmuar.

Sinjali merr vesh se me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar nisjen e hetimeve./Gazeta Sinjali/