image E mitura në Fushë-Kosovë detyrohet të marrë substanca narkotike

Siguri

E mitura në Fushë-Kosovë detyrohet të marrë substanca narkotike

news image

Përdorimi i substancave narkotike në Kosovë, ndonëse është i ndaluar me ligj, po vazhdon të shënojë rritje dita-ditës, raporton Gazeta Sinjali.

Mirëpo, përveç atyre që këto substanca i përdorin me vetëdëshirë, ka nga edhe ata që detyrohen ta bëjnë një gjë të tillë.

Një rast i tillë ka qenë edhe një e mitur në Fushë-Kosovë, e cila ka raportuar në polici se është detyruar të marrë narkotikë.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë kanë bërë të ditur se ajo ka deklaruar në polici se për ta bërë një gjë të tillë e ka detyruar një person tjetër, po ashtu i mitur.

Sinjali mëson se ajo dhe i dyshuari për këtë rast janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti që është klasifikuar si “Intoksim i personit tjetër me narkotikë” ka vazhduar në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/