image E mitura lind fëmijë në QKUK, Policia e Kosovës në kërkim të babait

Shqipëri

E mitura lind fëmijë në QKUK, Policia e Kosovës në kërkim të babait

news image

Një vajzë e mitur nga Shqipëria ka lindur në Klinikën e Gjinekologjisë në Prishtinë, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas hetimeve nga njësitë policore, vajza është në bashkësi jashtëmartesore me një person i cili është shtetas i Shqipërisë, të cilët jetojnë që tri vjet në qytetin e Mitrovicës.

Policia e Kosovës është në kërkim të babait të fëmijës.

Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:

Rr. Ulqinit, Mitrovicë Jugu 28.09.2020 – 15:00. Nga Reparti i Gjinekologjisë në Prishtinë është raportuar se një person i mitur i gjinisë femërore–shtetase e Shqipërisë ka lindur një fëmijë. Sipas hetimeve dyshohet se e mitura është në bashkësi jashtë-martesore me një person mashkull shtetas i Shqipërisë, të cilët jetojnë që tri vite në Mitrovicë. I dyshuari është në kërkim policor.” /Gazeta Sinjali/