Njëra nga të mbijetuarat e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë ka rrëfyer në një emision se si ishte dhunuar nga policët serbë, shkruan Gazeta Sinjali.
Ajo ka treguar se pasi që ishte martuar, policët serbë e kishin tërhequr zvarrë nga traktori ku ishte së bashku me burrin e saj dhe të tjerët.
Pastaj ajo tregon se policët ia kanë marrë arin e më pas e kishin therrur me thikë në këmbë.
“Pasi më kanë tërhequr nga traktori ku ishim me burrin e të gjithë të tjerët, më morën arin që kisha e më dërguan në një vend. Aty ishin disa policë serbë, çka s’mkan bo. Dikur më kanë therur në këmbë, më kanë thënë po ta hapim edhe një organ tjetër gjenital. Më ka rënë të fikët e pastaj më hodhën ujë për të më kthjellur”, ka thënë ajo në Kanal10.
E mbijetuara tregoi edhe se si burri i saj u kthye në vendin e ngjarjes por që nuk mundi të bënte asgjë pasi që ajo ishte në dorë të policëve serbë.
Pasi që serbët e kishin liruar, ajo tregoi se ishte nisur duke ecur me këmbën e plagosur deri sa e takoi burrin e saj.