image E lidhi kosovarin dhe e rrahu - Dënohet polici gjerman

Diasporë

E lidhi kosovarin dhe e rrahu – Dënohet polici gjerman

news image

Një anëtar i një grupi ekstremist të krahut të djathtë në policinë e Mülheim / Ruhr është dënuar për rrahjen e një shqiptari nga Kosova.

Pjesëtari i grupit ekstremist të krahut të djathtë “Alphateam” është dënuar me nëntë muaj burgim me kusht për shkak se ka goditur në mënyrë të përsëritur një shqiptar kosovar me shtetësi gjermane.

Polici në fjalë, në janar të vitit 2019 e kishte lidhur kryefamiljarin shqiptar pas një debati të zëshëm që kishin pasur lidhur me ushtrimin e dhunës në familje, transmeton albinfo.ch. Më pas ai e kishte goditur atë disa herë në fytyrë.

Arsyeja që ka dhënë ai për këto goditje ishte se ishte i mbingarkuar nga pozita e vështirë ku ndodhej, në vendin e ngjarjes.

/GazetaSinjali/