Meçi mes boksierit nga Kosova, Petrit Mazrekajt dhe Veljko Raznatovic, djalit të kriminelit serb, Arkanit do të zhvillohet më 26 shtator në Berlin.
Është vet Mazrekaj që e ka konfirmuar këtë perms llogarisë së tij në Facebook.
“Më në fund erdhi çasti i shumë pritur. Për të gjithë ju adhurues te boksit deshta t’iu njoftoj se më në fund u nënshkrua kontrata e shumëpritur! Përhajr na koft të gjithve” – shkroi Petrit Mazrekaj.
Ky meç ishte diskutuar kohë më parë, por ekipi serb kërkonte që të zhvillohej brenda territorit të Serbisë./Gazeta Sinjali/