image E konfirmon KFOR-i: Një ushtar italian vdiq në aksidentin në rrugën Prishtinë-Pejë

Sociale

E konfirmon KFOR-i: Një ushtar italian vdiq në aksidentin në rrugën Prishtinë-Pejë

news image

KFOR-i ka konfirmuar se viktimë e aksidentit mes dy automjeteve në rrugën Prishtinë-Pejë, që ka ndodhur sot në orën 15:30 është një pjesëtar i KFOR nga Italia, teksa po ashtu tha se lëndime trupore ka pësuar edhe një tjetër ushtar.

“Ushtari italian ishte i punësuar në bazën e KFOR-it në Novosellë dhe ai ishte viktimë e një aksidenti rrugor derisa ishte brenda një VM90. Ushtari, në gjendje kritike dhe pa ndjenja, u shpëtua dhe u transportua menjëherë me helikopter në Prishtinë, por rreth orës 16:50 ka ndodhur vdekja e tij”, njofton KFOR.

“Në mjetin e përfshirë në aksident ndodhej edhe një tjetër ushtar i cili u transportua në një gjendje të vetëdijshme dhe të qëndrueshme në Camp Villaggio Italia me ambulancë, dhe më pas u dërgua në spitali ushtarak në Camp Film City për kontrolle të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan ULUTAŞ, shprehu ngushëllimet e tij për humbjen e ushtarit.

“Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta. Mendimet e mia janë me familjen dhe miqtë e ushtarit që ndërroi jetë në këto rrethana tragjike. I urojmë dhe shpresojmë tjetrit një shërim të shpejtë ushtarit të lënduar”.

“Aktualisht Policia Ushtarake Ndërkombëtare po heton në bashkëpunim shkakun e aksidentit me autoritetet vendore dhe ndërkombëtare”, njofton KFOR.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, i cili po ashtu shtoi se personi i dyshuar për shkaktimin e aksidentit është dërguar për mjekim të mëtejshëm në QKUK në Prishtinë.

“Si pasojë e një aksidenti trafiku në magjistralen Pejë-Prishtinë, në komunë të Pejës, një person ka ndërruar jetë, ndërsa personi që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin ka pësuar lëndime trupore për çka është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe është është ndaluar për 48 orë”, tha Nikçi.

/GazetaSinjali/