image E konfirmon IPK, zyrtari policor e shkaktoi aksidentin me veturë private në Drenas

Kosovë

E konfirmon IPK, zyrtari policor e shkaktoi aksidentin me veturë private në Drenas

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se në aksidentin që ndodhi sot në fshatin Zabel të Ulët në Drenas ka qenë i përfshirë zyrtari policor, kapiten Shkumbin Kadishani.

Lidhur me këtë rast, Gazeta Sinjali e kontaktoi Inspektoratin Policor të Kosovës, për të marrë më shumë detaje.

Nga IPK kanë thënë se në këtë aksident dyshohet se ka qenë i përfshirë zyrtari policor me veturë private.

“Ju njoftojmë se sot IPK ka pranuar informatën nga Policia e Kosovës se në Zabel të Drenasit ka ndodhur aksident trafiku në të cilin aksident dyshohet se ka qenë i perfshirë edhe një zyrtar policor me veturë private . Hetuesit e IPKsë kanë dalë në vendin e ngjarjes kurse personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor. Nga hetuesit e IPK-së janë ndërmarrë veprime hetimore si dhe është kontaktuar prokurori kompetent”, thuhet në pëgjigjen e IPK-së për Sinjali.

/GazetaSinjali/