image E konfirmon edhe FFK, ndeshja Maqedoni - Kosovë zhvillohet më 4 qershor

Futboll

Sport/ E konfirmon edhe FFK, ndeshja Maqedoni – Kosovë zhvillohet më 4 qershor

news image

Ndeshja gjysmëfinale e Ligës së Kombeve për EURO 2021 mes Maqedonisë dhe Kosovës do të luhet me 4 qershor me prani të publikut.

Kjo është konfirmuar nga Federata e Futbollit të Kosovës përmes një njoftimi për media, transmeton Gazeta Sinjali.

“Ndeshja gjysmëfinale e “play-off”-it në kuadër të Ligës së Kombeve për kualifikim në Euro 2020, ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të zhvillohet më 4 qershor në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup në praninë e tifozëve. Një vendim të tillë federatave respektive ua ka komunikuar UEFA gjatë ditës së sotme”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e FFK-së.

Ndeshja ishte paraparë të zhvillohej më 26 mars, mirëpo si pasojë e përhapjes së koronavirusit në shumicën e vendeve të Evropës, UEFA vendosi t’i pezullojë të gjitha aktivitetet e muajit mars dhe prill dhe njëherësh edhe ta shtyjë Kampionatin Evropian për një vit./Gazeta Sinjali/