image E konfirmon deputeti i LDK-së, Fatmir Rexhepi: Nuk marr pjesë në mocion

Kosovë

Politikë/ E konfirmon deputeti i LDK-së, Fatmir Rexhepi: Nuk marr pjesë në mocion

news image

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Rexhepi, nuk do të votojë mocionin e mosbesimit për rrëzimin e qeverisë Kurti, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo për shkak se Rexhepi nuk po merr pjesë në seancën plenare ku do të votohet ky mocion.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali vetë deputeti Rexhepi.
Ai tha se nuk ka shkuar në seancë pasi ka respektuar rregullat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, për të parandaluar përhapjen e pandemisë COVID-19.

“Nuk jam pjesë e mocionit dhe as pjesëmarrës në këtë seancë. Po respektoj rregullat e OBSH-së në luftë kundër koronavirusit si gjithë njerëzimi në Kosovë dhe nëpër botë”, thuhet në përgjigjen e Rexehpit.

Aktualisht në Kuvendit e Kosovës është duke u mbajtur seanca plenare ku do të votohet mocioni i mobesimit për rrëzimin e Qeverisë Kurti./Gazeta Sinjali/