Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikat e Jashtme, Joseph Borrell e ka konfirmuar emërimin e sllovakut Miroslav Lajçak, si i dërguar special i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan Gazeta Sinjali.
Me anë të një postimi në rrjetin social Tëitter, Borrell e ka lavdëruar Lajçak-un duke thënë se është një diplomat me përvojë, e që BE ka besim të plotë tek ai.
“Miroslav Lajçak është një politikan shumë i respektuar dhe një diplomat me eksperiencë që gëzon besim të plotë nga BE-ja. Jam i sigurt që ai do të bëjë një punë të shkëlqyer si i dërguar special i Bashkimit Evropian për të rifilluar dialogun Beograd – Prishtinë”, ka thënë Borrell në këtë postim.
Kujtojmë se për emërimin e Lajçak-ut ka pasur kritika të ashpra dhe mospajtime nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i cili mbrëmë përmes një postimi në Tëitter tha se misioni i tij i ri është i destinuar të dështojë për shkak se ka penguar anëtarësimin e Kosovës në UNESCO si dhe shteti prej nga ai vjen, Sllovakia nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur./GazetaSinjali/