image E konfirmon Abazoviq: Mali i Zi po bëhet me Qeveri të re

Rajon

E konfirmon Abazoviq: Mali i Zi po bëhet me Qeveri të re

news image

Dritan Abazoviq ka thënë se e ka informuar Kuvendin se Mali i Zi ishte gati të merrte qeverinë e 43-të.

Sipas tij, ideja është që Mali i Zi të fitojë stabilitet, pajtim dhe perspektivë evropiane përballë destabilitetit politik.

Ne nuk jemi kundër zgjedhjeve, por jemi kundër zgjedhjeve kur institucionet nuk funksionojnë. Çdo gjë është në dorën e deputetëve, varet nga ata të vendosin se kur do të mbahet seanca. Për mua, mund të jetë nesër, por është ditë pushimi, kështu që është më realiste të jetë javën e ardhshme“, tha Abazoviq.

Ai tha se prioritet i qeverisë së re është marrëveshja për zgjedhjen e bartësve të pozitave më të larta gjyqësore, shkruan mediumi vijesti.

Harmonizimi i rregulloreve në fushën e drejtësisë me Europën dhe opinioni i Komisionit të Venecias, reforma zgjedhore, rishikimi në fushën e arsimit dhe kulturës dhe rishqyrtimi i vendimeve të personelit. Rishqyrtimi i të gjitha marrëveshjeve të të gjitha qeverive të mëparshme. Reforma e mëtejshme e shërbimet e sigurisë“, vazhdoi tutje ai.

Ai tha se “kjo qeveri do të mbështetet në dy shtylla – sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik”.

Unë pres mbështetjen e 46 deputetëve sepse nuk arritëm të arrijmë 49”, vijoi Abazoviq.

/GazetaSinjali/