Gazeta Sinjali të premten ka raportuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur para dy ditësh në rrugën “Ali Ibra” në Gjakovë, ku një burrë dyshohet se ka rrahur bashkëshorten e tij, të cilën e bëri për spital dhe më pas u zhduk. Policia e shpalli në kërkim të dyshuarin, i cili pas një kohe të shkurtër u arrestua.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije për Sinjalin se i dyshuari I.S., 42-vjeçar tashmë ka rënë në prangat e Policisë dhe ndodhet në ndalim policor.
Policia nisi kërkimet për të pas denoncimit të bashkëshortes së tij, e cila e raportoi se i njëjti e keqtrajtoi fizikisht, duke i shkaktuar lëndime trupore, për çka përfundoi në spital.
Pas raportimit të rastit, njësitet policore janë vënë në lëvizje, por fillimisht nuk kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin, pasi i njëjti ka ia kishte mbathur nga shtëpia.
Por një ditë më pas ai u kap dhe u shoqërua në stacion, ku pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë vendim për ndalim prej 48 orësh dhe inicimin e rastit për veprën penale “Dhunë në familje”.